Analizë: As Komisioni për Antikorrupsion nuk ndihmoi në çrrënjosjen e korrupsionit në Maqedoni

Shkup, 3 shtator – Korrupsioni ka qenë prezent çdo herë në shoqërinë njerëzore, por që në periudhën e fundit është rritur shumë duke u shëndrruar në një problematikë mjaft të rrëzikshme e cila po minon zhvillimin e përgjithshëm të shteteve, e për të frenuar këtë fenomen shumë vende kanë ndërmarrë masa të ndryshme ligjore, e një nga këto është edhe Maqedonia e Veriut,e cila ka krijuar Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, por që edhe përkundër egzistimit të saj, ne po vazhdojmë që të vuajmë nga kjo dukuri, shkruan Zhurnal.

Që nga koha kur ka filluar të regjistrohet historia e njerëzimit, korrupsioni ka qenë prezent, e ky fenomen po vazhdon që të jetë i pranishëm në mesin tonë, e që me shumë gjasë ajo do të jetojë bashkë me ne edhe shumë vite të tjera. Historia na ka mësuar që korrupsioni ka qenë një nga shkaktarët kryesor që ka rrënuar shumë perandori, shtete apo edhe popuj, pasi pasojat e saj janë shumë të dëmshme dhe shkaktojnë dëme të rënda në një shoqëri, të cilat ndjehen edhe pas shumë brezave.

Efektet negative të korrupsionit janë shumë të mëdha, pasi ato shkaktojnë:

Humbje financiare, humbje ekonomike dhe joefikasitet, Varfëri dhe pabarazi, Mosfunksionimi i sektorit publik dhe privat, Dështimet në infrastrukturë, Mosndëshkimi dhe drejtësia selektive, Paqëndrueshmëria politike, Rritje të polarizimit dhe trazirave.

Ky fenomen ndodhë në të gjitha vendet si në biznes, qeveri, media, shoqëri civile, drejtësi dhe ajo përfshinë politikanë, gazetarë, zyrtarë shtetërorë, gjykatës, prokurorë biznesmenë.

Ndaj kësaj dukurie nuk ka qenë imun as Maqedonia e Veriut, e cila fatkeqësisht në vitit e fundit ka shënuarr rritje alarmante, pasi sipas të dhënave të Transparency International, vendi ynë në vitin 2020 u rendit në pozitën e 111 sa i përket korrupsionit, dhe jemi në një nivel me Mongolinë dhe Filipinet.

Kjo situatë e rëndë ka ndodhur edhe përkundër faktit se në vendin tonë është krijuar Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, por që edhe përkundër angazhimeve dhe punës së saj, kjo dukuri vazhdon që të jetë fuqishëm prezent në vendin tonë.

Të dhënat e Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për punën e saj gjatë vitit 2020 dhe krahasimi me vitin 2019:

Sipas të dhënave të kësaj tabele, numri i kërkesave të marra për Korrupsion ka rënë me 281 në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019, numri i nismave vetanake ka rënë me 11 në vitin 2020 në krahasim me 2019, ndërsa numri i vendimeve të marra është rritur me 278 në krahasim me vitin 2019, shkruan Zhurnal.

Në sektorin e Konfliktit të Interesit numri i kërkesave në vitin 2020 ka rënë me 284 në krahasim me vitin 2019, nismat vetanake kanë në vitin 2020 kanë rënë me 60 në krahasim me vitin 2019, ndërsa numri i vendimeve të mara për korrupcion në vitin 2020 është rritur me 14 në krahasim me vitin 2019.

Në sektorin e Statusit të Pronës në vitin 2020 kërkesa e marra kënë shënuar ulje me 45, nismat vetanake kanë shënuar ulje në vitin 2020 me 70 në krahasim me vitin 2019, gjithashtu edhe numri i vendimeve të mara ka shënuar ulje në vitin 2020 me 55 në krahasim me vitin 2019.

Në aspektin e Financimit të Fushatës kërkesat e marra në vitin 2020 kanë shënuar ulje me 22 në krahasim me vitin 2019, nismat vetakane në vitin 2020 kanë shënuar ulje me 2 në krahasim me vitin 2019, vendimet e marra gjithashtu shënojnë ulje në vitin 2020 me 5 në krahasim me vitin 2019.
Numri i përgjithshëm i kërkesave të marra në vitin 2020 ishte 505 ndërsa në vitin 2019 ka qenë 1172, pra një rënie prej 667. Numri i nismave vetanake në vitin 2020 ka qenë 102 ndërsa në vitin 2019 ka qenë 245 pra një rënie prej 143. Numri i vendimeve të marra në vitin 2020 ka qenë 606, ndërsa në vitin 2019 ka qenë 364, pra kemi një rritje prej 242.

Ky grafikon na tregon se në vitin 2020 shumica e kërkesave të paraqitura janë për korrupsion me 64 %, e ndjekur nga statusi i pronës me 18 %, konflikt interesi me 13 % dhe financim i fushatës me 5 %.

Shqetësues fakti se numri i kerkesave të paraqitura dhe nismave vetanake është ulur në vitin 2020, ndërsa pozitive është fakti se numri i vendimeve të marra është rritur në krahasim me vitin 2019, por që këto masa fatkeqësisht janë ende të pa mjaftueshme për të ulur nivelin e korrupcionit në vendin tonë, e që në këto rrethana komisioni duhet që të punojë më shumë për ta pastruar korrupsionin nga zyrat e shtetit.///Zhurnal.mk