A tentoi ta bindë Zaevi Kurtin që të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur?

Shkup, 14 tetor –  Në vigjilje të Forumit të “The economist” janë takuar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

I pyetur nga TV21 se çfarë u bisedua në takim dhe a tentoi që Zaevi Kurtin që edhe Kosova të jetë pjesë e iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, Kurti me përgjigje:

“Ne besojmë në Procesin e Berlinit dhe në tregun e përbashkë rajonal që është pjesë e Procesit të Berlinit. Mendojmë se iniciativa të këtilla, të cilat nuk e kanë Bashkimin Evropian brenda, nuk mund të jenë të sigurta, të qëndrueshme dhe të dobishme”, tha Kurti mes të tjerash.

Përgjigjen e plotë në linkun më poshtë: