9 persona me covid janë pranuar në spitalin e Strugës, situata jo dhe aq mirë

Strugë, 9 gusht – Nëntë pacientë pozitivë në Kovid -19 janë hospitalizuar në spitalin modular në Strugë, katër prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit, informoi për MIA-n drejtori i spitalit, Armend Arsllani.

Ekipet mjekësore, sipas tij, janë gati për një fluks më të madh të të sëmurëve nga koronavirusi, i cili pritet me valën e re të vjeshtës.

“Ne ishim gati edhe në valët e mëparshme. Edhe tani gjithçka është e organizuar. Ekipet në çdo kohë mund të pranojnë dhe mjekojnë pacientë të infektuar me Kovid -19, të cilët kanë nevojë për hospitalizim”, tha Arsllani.

Në spitalin modular në Strugë ka në dispozicion 35 shtretër me furnizim qendror me oksigjen, ndërsa nëse është e nevojshme, sipas drejtorit, do të bëhet riorganizim edhe i repartit ë brendshëm, i cili deri vonë ishte kovid qendër, ndërsa ka në dispozicion edhe shtatë shtretër me furnizim qendror me oksigjen.

Numri i të infektuarve të rinj në Strugë po rritet, vetëm dje, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar gjashtë raste të reja me Kovid – 19, ndërsa 30 raste janë aktive./Zhurnal.mk