8 viktima dhe 296 raste të reja me Covid

Shkup, 16 gusht – Në 24 orët e fundit janë bërë 3480 testime, ndërsa janë regjistruar 296 raste të reja me Covid, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 143 raste të reja, më pas në Gostivar 60, në Kërçovë 23, në Strumicë 11, Shtip 10, Tetovë 9, Kumanovë 8, Strugë 6, Ohër 5, Prilep, Radovish dhe Dibër nga 3, në Manastir, Koçan, Negotinë dhe Probishtip nga 2, ndërsa në Veles, Kavadar, Vinicë dhe Kratovë nga 1.

Kanë ndëruar jetë tetë pacientë. Bëhet fjalë për tre pacientë nga Gostivari të moshës 54, 69 dhe 78 vj. Më pas nga Struga 2 pacientë 69 dhe 74 vj. Tetovë dy pacientë të moshës 44 dhe 51 vjeç, si dhe një pacient 74 vjeçar nga Koçani.

Ndërkohë janë regjistruar 109 pacientë të shëruar.

Deri tani në vendin tonë janë infektuar gjithsej 162457 persona. Prej tyre, 150960 janë shëruar , 5560 kanë vdekur ndërsa rastet aktive shënojnë 5937 të infektuar.//Zhurnal.mk