518 raste të reja me Covid, vdesin 4 të infektuar

Shkup, 10 gusht – Në 24 orët e fundit janë bërë 5809 testime, ndërsa janë regjistruar 518 raste të reja me Covid, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, si zakonisht më së shumti ka në Shkup, 179 raste të reja. Më pas në Tetovë 96, në Gostivar 65, Kumanovë 35, Kërçovë 29, Manastir 14, Ohër dhe Strumicë nga 11, Dibër 10, Kavadar 7, Veles 6, Koçan 5, Prilep dhe Berovë nga 4, Shtip, Vinicë, Makedonski Brod nga 3, Gjevgjeli, Resnje, Radovish, Dellçevë dhe Pehçevë nga 2, ndërsa në Kriva Pallankë, Probishtip dhe Demir Kapi nga 1.

Kanë ndëruar jetë katër pacientë. Bëhet fjalë për dy pacientë 71 dhe 88 vjeç nga Shkupi, një 75 vjeç nga Tetova dhe një 67 vjeç nga Dibra.

Nga ana tjetër janë regjistruar vetëm 31 pacientë të shëruar.

Deri tani në vendin tonë gjithsej janë infektuar 158681 persona. Janë shëruar 150587, kanë vdekur 5513 ndërsa rastet aktive janë 2581.//Zhurnal.mk