2 orë pritje për të kaluar kufirin në Tabanoc

Shkup, 19 gusht – Në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga shteti pasdite pritet rreth dy orë. Në vendkalimet tjera kufitare, nga e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet papengesa nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të shenjave të vendosura të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht nëpër rrugët në lugina dhe gryka, ku ka mundësi për paraqitje të shembjes së dheut. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Prej sot aksi rrugor rajonal, që çon përmes Parkut kombëtar Galiçicë u normalizua për çdo lloj të komunikacionit. Ai ishte në ndërprerje për shkak të realizimit të aktiviteteve ndërtimore.

Nga LAMM për nesër paralajmërojnë ndërprerje të komunikacionit në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, në pjesën Preseka – fshati Vërbjan, për shkak të realizimit të punëve ndërtimore në rrugë (minim). Komunikacioni do të jetë në ndërprerje mes orës 11:30 deri 14:30 në kohëzgjatje prej 15-20 minuta.