123 milion euro të paguara tek përmbaruesit nga firmat dhe qytetarët gjatë vitit 2020

Shkup, 2 shtator – Përmbaruesit mesatarisht kanë patur përfitime të pastra individuale prej 1,516,728 denarëve në muaj vitin e kaluar, në bazë të hulumtimeve që i ka bërë Ministria e Drejtësisë për vitin 2020. Kjo do të thotë se çdo muaj kanë patur të ardhura personale mbi 2000 euro, transmeton Zhurnal.

Kjo, sipas ministrisë, është përfitimi më i vogël që e kanë patur viteve të fundit dhe e vetmja deri tani që është nën 2 milion denarë në nivel vjetor ështëajo e një viti më herët në vitin 2019, kur fitim të pastër çdo përmbarues ka patur rreth 2,298,097 denarë.

Në krahasim, sipas këtij raporti, rënia e të ardhurave për një vit është për 34%. Më së shumti kanë fituar në vitin 2018 (3,251,272 denarë), që është shumë më i madh nga të gjitha vitet e kaluara. Atëherë kanë fituar deri 4400 euro çdo muaj.

Të ardhurat e përgjithshme kanë shënuar rreth 85 euro për një zyre e përmbaruesve, ndërsa për ministrinë edhe kjo është një ulje e madhe.

“Nga të dhënat, konstatohet se të gjitha zonat e gjykatave themelore ka ulje të të ardhurave të përmbaruesve. Të ardhuat e realizuara për një përmbarues shënon 5,234,581 denarë, që në krahasim me vitin 2019 kur kanë fituar të ardhura prej 7,160,292 denarë, ka ulje për 26%”, thuhet në hulumtim.

Për gjithë vitin 2020, të gjithë përmbaruesit në shtet kanë marë të hola gjithsej mbi 123 milion euro, shumë kjo që është identike me atë të vitit 2019.

Këto shuma më tepër janë para të paguara nga firmat, dhe ato janë më tepër të goditura nga kriza. Nga firmat borxhlinjë, janë tërhequr mbi 89 milion euro, nga shteti, pak më pak se 9,5 milion euro, ndërsa 25 milion euro janë para nga qytetarët përshkak borxheve të tyre.//Zhurnal.mk