U ndanë 11 vendime për Kopshtin e fëmijëve “Fidani”

Shkup, 5 gusht – Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, sot ka ndarë 11 vendime për edukatoret, përkëdhelëset, udhëheqëset dhe personel tjetër nga ky institucion, informon Zhurnal.

Siç shprehet Ganiu me forcimin e kapaciteteve kuadrovike, veçanërisht në institucionet ku rriten dhe marrin hapat e parë më të vegjlit tanë – fëmijët, drejtpërdrejt ndikojmë në vendosjen e themeleve të fuqishme të shoqërisë sonë.

“Si Komunë e Çairit dhe unë si kryetar i saj gjithmonë jemi përkrah nevojave të proceseve edukativo-arsimore, mbi të gjitha duke u angazhuar edhe për modernizimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës.

Dua të përkujtoj në këtë drejtim edhe punimet që po i zhvillojmë në ndërtimin e kopshtit më të madh në vend – “Bambit”, me kapacitet prej 350 fëmijëve që padyshim do të jetë një vatër e sigurt që do të ndikojë drejtpërdrejt në edukimin e fëmijëve”, potencon Ganiu.

???? ????????????????????̈ ???????? ???????????????????????????? ????????̈???? ???????????????????????????????? ???? ????????̈????????????????̈???????? “????????????????????????”Me kënaqësi, sot bashkë me drejtoreshën e Kopshtit për fëmijë…

Posted by Visar Ganiu on Thursday, 5 August 2021