Zjarr në bjeshkët e Rugovës

Vendet e rajonit tash e sa ditë janë duke u përballur me zjarre të shumta.

Ditë më parë edhe në disa komuna të Kosovës u shfaqën disa vatra të zjarreve të cilat arritën të lokalizoheshin.

Sot në orët e mëngjesit, një vatër e zjarrit është shfaqur sërish në bjeshkët e Rugovës.

Telegrafi ka siguruar pamje ku shihet duke dalë tym. Telegrafi do t’ju mbajë të informuar.