Shtatë të vdekur nga coronavirusi dhe 173 raste pozitive brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 5.095 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 7 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.434 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.781

Në total numri i rasteve aktive është 7.635.

MSH njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës.

Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.