Presidenti i Këshillit Europian: Kurti dhe Vuçiçi të tërhiqen, të largohen Njësitë Speciale dhe barrikadat

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç të shmangin tensionet në veri të vendit.

Michel, me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Tëitter’, ka thënë se po mban kontakte të ngushta me kreun e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell lidhur me situatën në veri.

Kreu i Këshillit Europian ka bërë thirrje që të tërhiqen Njësiti Special i Kosovës dhe barrikadat në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

“Në kontakt të ngushtë me Josep Borrell. Koha që Serbia dhe Kosova, Aleksandar Vuçiç dhe Albin Kurti, të tërhiqen dhe të mos e eskalojnë situatën, ta bëjnë tërheqjen e Forcave Speciale dhe barrikadave dhe të vazhdojnë negociatat sipas propozimeve të Emisarit të Lartë të BE-së, Miroslav Lajçak”, ka deklaruar ai.