Policia e Kosovës patrullon së bashku me KFOR-in

KFOR-i është duke monitoruar nga afër situatën në të gjithë Kosovën veçanërisht në kufirin në Jarinjë.

Së bashku me pjesëtarët e KFOR-it, në patrullim me helikopter monitorim po kryejnë edhe pjesëtarët e policisë së Kosovës.

Patrullimi ajror tani bëhet edhe në kohëzgjatje më të madhe veçanërisht në veri. Pjesëtarët patrullojnë në zonën neutrale mes kufirit Kosovë-Serbi dhe po ashtu në zonën ku gjenden njësia speciale e policisë së Kosovës.