Pesë mijë e 371 raste aktive me Kovid-19 në Kosovë

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, pesë mijë e 371 persona vazhdojnë përballjen me koronavirus.

Derisa 786 të infektuar me COVID-19 tashmë ia kanë dalë të shërohen nga virusi vdekje prurës dhe në total numri i të shëruarve është 151,411, njofton Klankosova.tv.

Kurse që nga fillimi i pandemisë dy mijë e 923 persona kanë vdekur nga koronavirusi.