Natë e qetë, por e tensionuar – pas fluturimeve të helikopterëve të ushtrisë së Serbisë

Njësia ROSU edhe më tutje është në pozicionet e veta, por edhe serbët e veriut janë duke protestuar, asnjëra palë nuk ka lëshuar pe, shkruan “RTS”, transmeton “Bota Sot”.

Prishtina vlerëson se vendosja e reciprocitetit është vendim strategjik dhe ajo do ndikoj dhe diktoj rol në raportet me Beogradin. Bllokimin dhe barrikadat e serbëve në kalimet administrative janë të paligjshme, por duhet vlerësuar mirë kur duhet të hiqen, njofton reporteri i RTS.

KFOR dhe EULEX kanë ftuar në de-eskalimin e situatës, edhe kuinti nga Prishtina përsëri kërkoi sipas RTS realizimin e vendimit për manastirin në Deçan.

Nata ka kaluar e qetë, por vazhdon të jetë e tensionuar, në Jarinje ka ditë që nuk ka automjete, ato që janë kryesisht të huajt, aty është vetëm një kamion, përpara ishin dhjetëra.

Njësitet speciale ROSU pas fluturimeve të helikopterëve të ushtrisë së Serbisë kanë ndryshuar pozicionet dhe janë vendosur vende tjera.

Përpara automjeteve për dallim nga ditët tjera qëndron vetëm nga një polic.

Aktualisht edhe sot, pas ditës së pestë është qetë, raportohet nga atje, ndërkohë ndërrimi i njësiteve është i vazhdueshëm.

Edhe NATO ka ftuar palët në qetësimin e situatës dhe kthimin në tavolinën e dialogut.

Zëdhënësi i aleancës Lungesku në Tviter ka shkruar se “NATO fton Prishtinën edhe Beogradin të jenë të përmbajtur dhe të iu ikin aksioneve të njëanshme dhe të kthehen në dialog”.

“Mandati i NATO dhe KFOR mbetet që të sigurohet siguri dhe mbrojtje e mjedisit dhe liri e lëvizjes për të gjithë”, tha Lungesku.

Ndërsa ndihmës sekretari amerikan Eksobar po ashtu kërkoi nga Beogradi dhe Prishtina të përmbahen nga retorika e dëmshme dhe të bisedojnë e gjejnë zgjidhje për tabela e jo të militarizohet situata.