Me ceremoni ushtarake rivarroset dëshmori, Muhamet Musliu

Në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, me ceremoni ushtarake, në prani të qindra qytetarëve, sot u bë rivarrimi i eshtrave të dëshmorit të kombit, ish ushtari

“Dëshmori Muhamet Musliu, ishte një luftëtarë shembull, i vendosur dhe guximtar i betuar për të luftuar deri në frymën e fundit në çlirimin e vendit. Ai si shumë luftëtar të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk pati fatin që të përjetojë lirinë por ai me vetëdije të plotë u bë themel i lirisë që sot e gëzojmë”, tha nënkryetari Lushtaku.

Lushtaku, tutje tha se krahas dhimbjes për dëshmorin Musliu, të gjithë ne kemi edhe ndjenja krenarie për sakrificën e tij sublime.

“Në këtë ditë të rivarrimit të eshtrave të heroit tonë Muhamet Musliu, krahas dhimbjes për humbjen e bashkëluftëtarit tonë, ndihem krenarë me luftën e tij të shenjtë për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb”, tha ai

t të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Musliu, i cili ra heroikisht me datën​ 23 mars të vitit 1999.

Me këtë rast, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, para të pranishmëve, i cili duke ngritur lartë kontributin e dëshmorit Muhamet Musliu, tha se ishte shembull për vendosmëri e guxim për ta mbrojtur vendin.