Kosova regjistron shifra rekord të infektimeve me Kovid-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 viktima si pasojë e COVID-19.

Viktimat janë nga Suhareka dhe Vitia.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1,006 raste të infektimit, pas testimit të 6,784 mostrave.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 269 persona.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 12 gusht janë shëruar 82 pacientë nga sëmundja COVID-19, derisa raste aktive janë 4,414.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 112,653 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,276 kanë vdekur.