I nxehti afrikan, sot temperatura të larta në vendin tonë

Krahas të nxehtit afrikan që po depërton mbi rajon, vendi ynë sot do të përballet me temperatura të larta që do të arrijnë deri në 38 gradë celsius.

Përveç të nxehtit, në vendin tonë do të shtrihen edhe grimca të pluhurit saharian.

Sot do të jetë shumë nxehtë kryesisht me diell, e gjatë ditës edhe me vranësira kalimtare

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 36-38 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.