Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 31% e popullatës

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila ka thënë se në fillim të gushtit kishin 15,7% të popullatës të vaksinuar dhe deri në përfundim të gushtit kjo shifër ka shkuar në 31%, transmeton Zeri.info.

Po ashtu nga Ministria e Shëndetësisë është thënë se, sipas të dhënave të fundit, Kosova shënon rekordin mujor të përqindjes së popullatës së vaksinuar, e krahasuar me vendet e rajonit.

“Rekordi mujor i shteteve të rajonit deri më tani është: Slloveni 11,6% (maj 2021), Kroaci 14,4% (maj 2021), Serbi 8,7% (janar 2021), Maqedoni e Veriut 10,2% (gusht 2021), Bosnjë e Hercegovinë 5,7% (korrik 2021), Shqipëri 10% (prill 2021), Mali i Zi 14,9% (maj) dhe Kosovë 15,3% (gusht 2021)”, thuhet në njoftimin e MSH-së./zeri