Ambasada amerikane thirrje për vaksinim: Mos bini pre e dezinformatave, vaksinat janë të sigurta

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër virusit COVID-19.

Në njoftimin e bërë nga kjo ambasadë thuhet se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të ruajtur shëndetin.

“Me variantin vdekjeprurës Delta në rritje, vaksinimi është e vetmja zgjidhje. Kur jeni i vaksinuar nuk ka gjasa që të infektoheni me COVID-19, ose nëse ndodh do të keni simptoma më të lehta. Mos bini pre e dezinformatave, vaksinat janë të sigurta dhe efektive”, ka njoftuar ambasada e SHBA-ve në Kosovë.

Ndryshe kujtojmë se dje në vendin tonë janë shënuar 221 raste të reja me coronavirus, dhe një person ka humbur jetën. 

https://www.facebook.com/watch/?v=157765463135147