Lajm i keq te Barcelona

Barcelona ka bërë me dije se nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjen kundër Athletic Bilbaos mesfushorin Frankie De Jong. Holandezi nuk luajti as në barazimin 0-0 kundër Sevillas, ndërsa do të mungojë dhe në Camp Nou.

I riu ka pësuar një dëmtim në këmbën e tij të djathtë dhe kjo është arsyeja që nuk do të jetë në dispozicion të Quique Setien. Barca ka nevojë për të riun, pasi po vuan në mesfushë.

Reali ka shansin e artë t’u rrëmbejë katalanasve vendin e parë mbrëmjen e sotme.

Një fitore e madrilenëve ndaj Real Madridit do t’i barazonte katalanasit me pikë dhe do të ndodhte rokada në krye të klasifikimit.