Lajçak vazhdon vizitën në Kosovë, takon presidentin Thaçi dhe përfaqësuesit e partive politike

Lajçak fillimisht do të takohet me presidentin Hashim Thaçi.

I dërguari BE-së do të takohet më pas me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai po ashtu do të takohet me Peshkopin e Ipeshkvisë së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Lajçak do të takohet edhe me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe me përfaqësuesit e minoriteteve jo serbe. /Lajmi.net/