Kek me Milka dhe fruta pylli

Përbërësit: 4 vezë, 1 gotë sheqer, 1 gotë kos, 1/2 gotë me vaj, 3 gota miell, 1/2 lugë çaji me sodē dhe vanilje.

Përgatitja: Rrahim vezët me sheqerin dhe vaniljen, shtojmë kosin edhe vajin. Miellin e përziejmë me sodën dhe e shtojmë te lëngjet. E përziejmë mirë edhe e vendosim në tavë të lyer me gjalpë edhe miell. Shtojmë 2-3 lugë Philadelphia edhe i përziejmë me shkop. E pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 40 minuta. E kthejmë në pjatë edhe presim të ftohet, shtojmë sipër prapë Philadelphia me Milka edhe fruta pylli.

https://www.instagram.com/p/CSCYEq4j6GP/?utm_source=ig_web_copy_link