Galaktoboureko, receta e byrekut të ëmbël grek

Me fakt eshte nje embesire tradicionale greke qe behet me pete bakllavaje dhe me krem brenda, kremi behet jo si i pasticerise por me miell semolina ☺️
Me poshte perberesit:
10-20 peta bakllavaje @erlinshpk
200 gr gjalp i shkrire per te lyer petet

Per kremin:
170 gr miell semola
500 ml qumesht
400 ml pana per embelsira
200 gr sheqer
1 bustine sheqer vanilje
Pak kripe (me maje gishtash)
4 kokrra veze
100 gr gjalp

Per sherbetin:
700 gr sheqer
400 ml uje
Lekure limoni
2-3 shkopa kanelle
Pak mjalte

Fillimisht pergatisim sherbetin. E vendosim te zieje perreth 7-8 min, sapo te marre vale e lejme pak dhe e heqim. Mjalten ia hedhin ne fund. E lejme sherbetin te ftohet pasi duhet te jete i ftohte kur tia hedhim embelsires.
Pergatisim kremin: vendosim ne nje tenxhere te zieje qumeshtin me panen, gjysmen e shqerit (pra 100 gr) sheqerin e vaniljes dhe pak kripe. Kur qumeshti fillon te vlloje pra sapo fillon hedhim miellin dhe e perziejme mire deri sa behet kremi (2-3 min mjaftojne). E heqim nga zjarri, shtojne gjalpin (100 gr gjalp) dhe i perziejme deri sa ta marre. Rrahim ne mikser vezet me gjysmen e mbetur te sheqerit (100 gr), deri sa behen si shkume (perreth 7-8 min). Bashkojme vezet me kremin nje here gjysmen pastaj gjysmen tjeter. Kremi gati ☺️
Tani puna me e thjeshte: lyejme taven me gjalpin e shkrire. Shtrojme nje pete ne tave dhe e sperkasim me gjalp, shtrojme peten tjeter dhe serisht e sperkasim. Bejme keshtu per 5-6 peta. Hedhim kremin. Shtojme serisht 5-6 pete duke i sperkatur secilen me gjalp. Ne fund mbyllim anat, hedhim gjalpin e mbetur siper. E ndajme ne copa (per ta pasur me lehte me vone) dhe e pjekim ne furre per 50-60 min ne temp 190-200 grade.
Sapo del nga furra i hedhim sherbetin ☺️
Lereni te ftohet ne ambient jo ne frigorifer te pakten 1-2 ore dhe me pas shijojeni