Kuvendi do të vazhdojë seancën e 69-të

Shkup, 4 maj – Kuvendi st do ta vazhdojë seancën e 69-të, në rend të ditës së cilës është numër i madh i ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjeve nga më shumë fusha.

Deputetët do të debatojnë për propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen e ndërsjellët të miratimeve për operator ekonomik të autorizuar – siguri (OEOC), për propozim-ligjin për ratifikimi e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë së ushqimit dhe të ushqimit biotikë dhe fusha fito-sanitare në Ballkanin Perëndimor, për propozim-vendimin për dhënin e pëlqimit nga akti i përgjithshëm i Avokatit të Popullit.

Në rend të ditës janë edhe propozim-ligji për mbikëqyrje inspektuese nga mjedisi jetësor, propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për burime minerale, të dy me flamuj evropian.

Në rend të ditës të kësaj seance janë edhe propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit pët mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtur, të dorëzuar nga një grup i deputetëve dhe Plan financiar për ndryshim të planin financiar të Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Radio Televizioni i Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.