Kuvendi debatoi për ndryshimet e Ligjit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse

/

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e filloi sot seancën e tij të 18-të. U morën dy vendime për të dërguar pjesëtarë të Armatës në misionet UNIFIL në Liban dhe Altea, si dhe disa ratifikime të traktateve dhe marrëveshjeve. Megjithëse ishte njoftuar më parë në uebfaqen e Parlamentit, ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, me procedurë të shkurtuar, nuk u vendosën në rendin e ditës të kësaj seance. Në të duhet të futen ndryshime dhe plotësime në kontekstin e masave qeveritare për të mbrojtur popullsinë nga Kovid-19.

Deputetët e votuan edhe nevojën e miratimit të një ligji mbi huazimin e Republikës së Maqedonisë sl Veriut me një hua tek Banka nNërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore në bazë të marrëveshjes së huasë për financimin e Projektit të modernizimit bujqësor, në një procedurë të shkurtuar. Ligji do të miratohet pasi të vendoset nga komisionet parlamentare amë dhe të kalojë debati i amendamenteve.

Në seancën e sotme, deputetët votuan vendimin për të dërguar dy oficerë shtabi, anëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit. Oficerët e shtabit do ta fillojnë misionin në janar të vitit 2021 dhe do të jenë në UNIFIL deri në korrik të vitit 2021.

Në seancë gjithashtu u votua edhe Vendimi për dërgimin e një pjesëtari të Armatës për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë.

Deputetët gjithashtu i miratuan edhe ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin në luftën kundër krimit, Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Malit të Zi për njohje të përbashkët të shërbimeve konfidenciale që përdoren në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Mal të Zi, Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për bashkëpunim në fushën e luftimit të kontrabandimit të emigrantëve, si dhe Marrëveshjen mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republika e Serbisë për njohjen e përbashkët të shërbimeve konfidenciale që përdoren në të dyja vendet.