Kurti përkujton masakrën e Srebrenicës: Serbia nuk u bë përgjegjëse për kryerjen e gjenocidit

Në 25-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu aktual i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se ajo çka ka ndodhur në Srebrenicë është gjenocid.

“Serbia nuk u bë përgjegjëse për kryerjen e gjenocidit, por përgjegjëse që nuk e ndaloi gjenocidin, thua se trupat që e kryen gjenocidin kanë shkuar në BeH nga shtete të tjera e Serbia nuk i ndaloi!”, ka thënë Kurti.

Ai përmes një postimi në “Facebook” tha se viktimat e kësaj masakre disa prej të cilëve ende nuk dihet as për trupat e tyre janë mizori peshon rëndë në ndërgjegjen ndërkombëtare, përcjell “Zeri.info”.

“Sot bëhen 25 vite prej ditës kur ndodhi masakra që tronditi botën: gjenocidi në Srebrenicë. Më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë të Bosnjës u vranë më 10 dhe 11 korrik 1995, pasi Ushtria Serbe e Bosnjës sulmoi Srebrenicën.

Edhe pse më shumë se 7,000 trupa të pajetë janë gjetur dhe identifikuar, sot e kësaj dite më shumë se 1,000 njerëz akoma mungojnë, dhe janë të paidentifikuar”.

Një masakër si kjo e Srebrenicës, Kurti thotë se është gjenocid, gjë e cila thotë se u vërtetua edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.