Kurti: Paqe e qëndrueshme s’mund të arrihet përderisa Serbia fsheh varret masive të shqiptarëve

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se ka akoma familje në Kosovë që kërkojnë më të dashurit e tyre që nuk dihen se ku janë.

Kjo deklaratë e Kurtit vjen si reagim ndaj deklaratës së Nenad Çanak, politikanit serb, i cili kishte folur për varrezat masive të shqiptarëve.

“Në një debat televiziv të Serbisë, Nenad Çanak thotë se kur ministri i Policisë, Dusko Mihajloviq thotë s’mund të fle “më duhet ta ndajë këtë me ju. Ne kemi gjetur 16 varre masive në Serbi”.

“Familjet në Kosovë po kërkojnë ende për më të dashurit e tyre, duke shpresuar se ata mund të gjinden një ditë”.

“Asnjë paqe e qëndrueshme s’mund të arrihet përderisa Serbia fsheh varret masive të shqiptarëve që ata ekzekutuan dhe kidnapuan”, ka shkruar Kurti në Twitter.