Kurshumli Ani shpallet trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë
Shkup, 2 mars – Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar Konkluzionin me të cilin e ka shpallur Kurshumli Anin trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë.
“Me këtë vendim mundësohet ruajtje e përhershme e hanit në gjendjen e tij origjinale , përhapjen e vlerave dhe rëndësisë së Kurshumli Anit”, tha zëdhënësi qeveritar, Muhamet Hoxha.
Konkluzioni, siç sqaroi Hoxha, ishte marrë me propozim të Drejtorisë për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore

