Zbulimi i rastësishëm i YouTuberit, nën pemë hasi në një shpellë

Një YouTuber ka ardhur deri të një zbulim të jashtëzakonshëm, pasi hasi në një vrimë dhe një hapësirë nën një pemë, që e çoi drejt një shpelle.

Në videon e publikuar në YouTube, Brandon Explores shihet rrugës për në Shifnal të Anglisë, ku pasi lexoi se në atë rajon ekziston një shpellë mbi 700 vite e vjetër, transmeton Telegrafi.

Pasi gjeti hyrjen për në shpellë, Brandon pranoi se duket e “frikshme” dhe se e ka pasur vështirë të futet, por shpejt u befasua me atë që zbuloi pavarësisht ndjenjës së “klaustrofobisë”.

Edhe pse në shpellë kishte mbeturina dhe grafitë nëpër mure, ajo ishte akoma në gjendje të mirë dhe besohet se ishte përdorur nga populli në shekullin e 18-të.

Miku i Brandonit që e përcolli në këtë rrugëtim, ka theksuar se shpella të tilla janë të “mallkuara” për shkak të ritualeve të magjisë së zezë dhe satanizmit që është kryer atje.