Peshkim i papritur, peshku me dhëmbë të ngjashëm me ata të njeriut kapet në ujërat e Karolinës së Veriut

Një peshk i rrallë me dhëmbë të ngjashëm me atë njeriut, është kapur në ujërat e Shtetet e Bashkuara.

Fotografitë e peshkut të pazakontë janë shpërndarë në profilin Jennette’s Pier në Facebook, destiancion i njohur turistik në Karolinën e Veriut, transmeton Telegrafi.

Siç raporton BBC, peshku që në gjuhën latine quhet Archosargus probatocephalus, kurse amerikanët e quajnë “sheephead” (koka e deles), dhe është e veçantë për shkak të nofullave plotë me dhëmbë që i kanë edhe delet.

https://www.facebook.com/jennettespierobx/photos/a.166531950072014/4382169421841558/?type=3

Peshkun e ka zënë peshkatari i njohur Naytan Martin, i cili e cilësoi si një betejë të mirë dhe një drekë të shijshme.

“Koka e deles”, mund të arrijë gjatësinë prej 75 centimetrave, ushqehet me akrepa dhe guaska – kurse dhëmbët i rriten për të shqyer mirë ushqimin që e ha.