‘Pamje magjike’ të planetit tonë – SpaceX publikon momentin kur ekuipazhi civil pa për herë të parë Tokën nga hapësira

SpaceX ka ndarë momentin kur ekuipazhi civil Inspiration4 e pa Tokën për herë të parë nga hapësira.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet u kapën nga bordi i kapsulës hapësinore Crew Dragon, të kompanisë së raketave të SpaceX, që është në pronësi të Elon Musk.

Këto pamje magjike janë filmuar nga Sian Proctor – një nga katër anëtarët e ekuipazhit dhe tregon ekipin që hap kupolën, dritaren e madhe rrethore në Crew Dragon.

Gjatë gjithë kohës, siç shihet në video objektet brenda kapsulës, notojnë në gravitetin zero.