Lindi katër muaj para kohe dhe peshonte 212 gramë, ishte vetëm 24 centimetra – pas trajtimit 13-mujor vogëlushja nga Singapori lirohet nga spitali

Foshnja më e vogël në botë është liruar nga spitali pas 13 muajve që i kaloi në një spital në Singapor, shkruan BBC.

Kvek Ju Siuan peshonte vetëm 212 gram kur lindi – që i bie se peshonte sa një mollë dhe i kishte vetëm 24 centimetra, transmeton Telegrafi.

Ajo lindi në javën e 25-të, që i bie larg terminit të paraparë nga mjekët. Nëna e saj e lindi me prerje cezariane katër muaj para kohe – pasi u diagnostikua me preeklampsi – presionin e madh të gjakut që ka mundur të jetë fatal për nënën dhe foshnjën.

????????????????????’???? ???????????????????????????????? ???????????????? ???????????????????????????????????????? ???????????????? ???????????????? ???????????? ???????????????????? ???????? ????????????????????????An infant thought to be the world’s smallest survivor…

Posted by National University Health System – NUHS on Saturday, 7 August 2021

Ju Siuan që kishte gjasa të vogla për të jetë, tani i ka 6.3 kilogramë dhe pasi është konstatuar se gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar, mjekët e liruan së bashku me të ëmën.

Gjatë qëndrimit në spital, Ju Siuan i është nënshtruar trajtimeve të ndryshme, është futur në aparate të ndryshme për të mbijetuar.

E prindërit e saj kanë arritur t’i mbulojnë shpenzimet e mjekimit, falë fushatës për ndihmë në të cilën mblodhën plotë 270.601 dollarë.