Kumtesë e VMRO-DPMNE-së për shëndetësinë dhe përballjen me Kovid-19

29 qershor 2020

Të mos ishte regjimi hibrid, Zaevi në Maqedoni do të ishte në burg për korrupsion, ndërsa qeveria do të përballej me korona krizën.

Pushteti i LSDM-së në vend që të investojë në sistemin shëndetësor është fokusuar në zhvatje në shuma të mëdha parash. Pasojat nga keqpërdorimi i tyre i ndjejmë të gjithë. Shëndetësia e Maqedonisë po bie, çdo ditë kemi më shumë se 150 të infektuar dhe dhjetëra të vdekur. Më shumë se 6.000 qytetarë të Maqedonisë janë infektuar nga Kovid-19, ndërsa LSDM-ja është e paaftë dhe pa interesuar. Derisa punëtorët shëndetësorë kanë mungesë serioze dhe luten për pajisje mjekësore, kemi mundësi të shohim si Drejtori i Fondit për shëndetësi, Den Donçev merr tufa me para dhe i vendos në çantë. Kjo është fytyra reale e autoriteteve shëndetësore të Maqedonisë.

Republika e Maqedonisë u bë shteti i vetëm në mjedis ku epideMEDIAL e koronavirusit, ende po shpërthen në mënyrë të pakontrolluar dhe si pasojë e kësaj ekonoMEDIAL po bie, ndërsa varfëria rritet. Bizneset e vogla janë lënë vetë të gjinden, ndërsa ndihmë nga shteti marrin kompanitë e afërta të LSDM-së.

Organizatat ndërkombëtare e shikojnë dhe e vlerësojnë krimin e pushtetit. Nuk habit fakti që Maqedonia është në fund të radhitjes në Indeksin për perceptimin e korrupsionit dhe është plasuar në vendin e 106-të. Me një pushtet të tillë të negociatave me BE-në, qëllimi ende është larg dhe i parealizueshëm.

Qendra për komunikime e VMRP-DPMNE-së

___________________________________________________________

MEDIAL këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre