Kumtesë e LSDM-së në lidhje me marrjen e lejes për punë të “Eurostandard bankës”

Shkup, 13 gusht 2020

Sistemi bankar është stabil,  marrja e lejes për punë të “Eurostandard bankës” është sipas Ligjit për banka dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve.

Siç kumtoi dje publikisht  Banka popullore,  marrja e lejes për punë  të “Eurostandard bankës” i detyrohet  mosplotësimit të  kushteve  ligjore minimale për punë  të bankës, sipas Ligjit për banka.

Duke e marrë parasysh pjesëmarrjen e “Eurostandard bankës”  në aktivën e tërësishëm është vetëm 1, 3 për qind,  depozita 1,7 për qind dhe kredi të sistemit bankar 1,6 për qind kjo në asnjë rast  nuk e rrezikon  stabilitetin e sistemit bankar.

Qytetarët mund të jenë të rehatshëm, sistemi bankar është stabil dhe likuid. Të rehatshëm duhet të jenë edhe personat deponues në bankë, sepse depozitat e tyre  sipas Ligjit për  Fondin e sigurimit të depozitave  janë siguruar dhe do të kompensohen  nga Fondi për sigurim  të depozitave në vlerë deri 30.000 euro për person në kundërvlerë të denarit.

Në këtë mënyrë, do të kompensohen 99,4 për qind e depozitave në bankë  në afatet ligjore. Sipas informatave zyrtare të Bankës Popullore, arsye për paaftësinë paguese të “Eurostandard bankës” janë problemet  e të kaluarës,  ndërsa jo problemet e tanishme. Me atë bien në ujë gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së opozitare dhe mediat nën kontroll të tyre, se marrja e lejes  së “Eurostandard bankës” është për shkak të  problemeve  me gjendjen aktuale ekonomike. Plotësisht të gjithë klientët e bankës si pranues të pensionit, ndihmës sociale ose ndonjë baze tjetër të pagesave  nën asnjë kusht nuk janë të rrezikuar. Përhapja e panikës atje ku  nuk është e nevojshme  është tipar i VMRO-DPMNE-së. Kjo kategori e klientëve gjithsesi marrin pagesa sipas bazës së fituar nga shteti dhe gjithsesi ai nuk është rrezikuar dhe likuiditeti i  buxhetit garanton se ato edhe më tutje  do të vazhdojnë t’i marrin mjetet.

Republika e Maqedonisë së Veriut ka institucione profesionale dhe përgjegjëse të cilat punojnë sipas ligjeve dhe  vetëm në interes të qytetarëve dhe shtetit.

Sipas ligjit të Bankës popullore, ai është institucion i pavarur gjatë arritjes së qëllimeve dhe detyrave. Banka popullore, anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore dhe të punësuarit në Bankën Popullore nuk guxojnë të marrin ose  kërkojnë instruksione nga organet e pushtetit shtetëror, organet e komunave, organet e qytetit të Shkupit dhe nga çdo person tjetër  juridik ose fizik.

VMRO-DPMNE të ndalet me  krijimin e lajmeve të rreme dhe panika te qytetarët dhe të lejojë institucionet  ta kryejnë punën  për të cilën janë kompetent. Kemi institucione përgjegjëse dhe stabile të cilat  në mënyrë përkatëse zbatojnë procedura  për mbrojtje të të drejtave dhe interesave të shtetit dhe qytetarëve.

Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së

______________________________________________

MEDIAL këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale