Kumbulla lëndohet, Verona nuk ia del me Romën

Roma arkëtoi tri pikë domethënëse në luftë për të përforcuar vendin e pestë në Serie A. 

Ata në vatër të tyre shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Veronës, në takimin e javës së 33-të. 

Në minutën e 10-të, Veretout nga penalltia ka qenë i saktë, ndërsa boshnjaku Dzeko shënon me kokë dhe thellon epërsinë në 2:0 në minutën e 45+3 pas asistimit të Spinazzolas.  Në minutën e 19-të, shqiptari Marash Kumbulla i Veronës, u largua nga fusha, pasi që u lëndua. 

Në minutën e 47-të, Pessina nga afërsia shënon dhe ngushton humbjen në 2:1. 

Roma renditet në vend të pestë me 57 pikë, ka 13 më shumë se Verona që zë pozitën e nëntë.