KSHZ publikon të dhënat e daljes në votime deri në orën 13:30

Deri në orën 13.30 jehona e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut është 24.42 për qind.

Deri në atë çast, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 443,097 qytetarë.

Në zonën e gjashtë zgjedhore dalja është 16.24 %, në zonën e pestë dalja është: 23.69 %, në zonën e katërt dalja është 28. 18 %, në zonën e tretë: 29.57.

Në zonën e dytë: 22.55 %, ndërsa dalja në zonën e parë është 27.23 %.