KSHZ: LSDM 36,27, VMRO-DPMNE 34,89, BDI 11,37, ASH-AA 8,67 për qind

/

Nga votat e numëruara prej 3.023 nga gjithsej 3.480 vendvotime, apo rreth 87 për qind të fletëvotimeve, Koalicioni i udhëhequr nga LSDM “Mundemi” prin me gjithsej 36.27 për qind të votave para koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 34.89 për qind.

Nga të dhënat e publikuara jozyrtare nga KSHZ, për BDI-në kanë votuar 11.37 për qind, për Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativa 8.67 për qind, për “Të majtën” 3.93 për qind, PDSH 1.42 për qind, për Integra 1.34 për qind, ndërsa partitë e tjera dhe koalicionet në zgjedhje kanë nën 0.4 për qind.