KSHZ: Kryesojnë LSDM dhe BDI

/

Nga votat e numëruara prej 2.277 nga gjithsej 3.480 vendvotime, koalicioni i udhëhequr nga LSDM “Mundemi” udhëheq me gjithsej 36.78 për qind të votave para koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 35.75 për qind.

Të dhënat e publikuara nga KSHZ në selinë e tyre, duke pasur parasysh se ueb faqja më shumë se një orë nuk është funksionale, tregon se për BDI-në ka votuar 10.31 për qind, për Aleancën për Shqiptarët dhe Aternativa 8.13 për qind, për “Të majtën” 4.16 për qind, Integra 1.38 për qind, PDSH 1.33 për qind, ndërsa partitë e tjera dhe koalicionet në zgjedhje kanë nën 0.4 për qind.