Kryetari Prizerenit ka falenderuar Zjarrfiksët për punen e tyre

Kryetari i Komunës së Prizerenit Mytaher Haskuka ka falenderuar zjarrfiksët për punën e tyre të shkëlqyer, në Ditën Nërkombëtare të Zjarrëfiksëve.

”Ne jemi të përkushtuar që t’i përmirësojmë kushtet e punës së zjarrfikësve, duke i pajisur ata me pajisje moderne, por edhe duke rritur numrin e kolegëve të tyre”, theksoi Haskuka në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i tij në Facebook:

Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve.

Me këtë rast dua t’i falënderoj zjarrfikësit e Brigadës në Prizren, për punën e shkëlqyer të tyre, përkundër numrit të ulët të zjarrfikësve në krahasim me aspektin gjeografik dhe numrin e banorëve të komunës sonë.

Ne jemi të përkushtuar që t’i përmirësojmë kushtet e punës së zjarrfikësve, duke i pajisur ata me pajisje moderne, por edhe duke rritur numrin e kolegëve të tyre.

Me këtë do të mund të arrijmë të funksionalizojmë edhe nëntë stacione të tjera, ato në fshatin Zhur, Gjonaj dhe Reçanë, duke i plotësuar kështu nevojat e komunës për nga aspekti i sigurisë!

Image