Kryendeshja e rajonit të Drenicës pa fitues

Feronikeli nga Drenasi dhe Drenica nga Skenderaj, i ndanë pikët, duej luajtur baras (0:0) në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Për skuadrën nga Skenderaj ësthë një pikë e madhe në luftë për ekzistencë, ndërsa për djelmoshat e kryetrajnerit Afrim Tovërlani një barazim jo aq i mirë por që e përforcon goxha pozitën e pestë.

Feronikeli renditet në vend të pestë me 44 pikë dhe Drenica është i shtati me 35 sosh.

“Nikli” duket se përfundimisht u dorëzua në luftë për mbrojtjen e titullit të kampionit, kurse Drenica pak a shumë është larg zonës së rrezikut.