Në bashkëpunim me shërbimet tona dhe ato gjermane sekuestrohet marihuanë në vlerë mbi 100.000 euro

Shkup, 16 shtator – MPB informon se në bashkëpunim me shërbimet tona dhe ato gjermane për luftë kundër drogës, në Gjermani është sekuestruar marihuanë në vlerë mbi 100.000 euro. 

“Në aksion të përbashkët të koordinuar në territorin e RF të Gjermanisë në fillim të shtatorit të vitit 2021, pas bashkëpunimit intensiv ndërkombëtar mes Departamentit tonë për krim të organizuar dhe shërbimet kompetente gjermane për luftë kundër tregtisë së palejuar me drogë, është realizuar rast i tregtisë së palejuar me drogë ku është sekuestruar sasi më e madhe e marihuanës me cilësi të lartë në vlerë prej mbi 100.000 euro”, njoftojnë nga MPB-ja.

Nga ana e shërbimeve kompetente gjermane për luftë kundër drogës, tani për tani është privuar nga liria një person, ndërsa hetimi vazhdon.