Ndërron jetë një i burgosur në Idrizovë

Dje në orën 09:50 në SPB Shkup, nga burgu i Idrizovës është raportuar se i burgosuri N.A. (31) nga Kumanova ka ndërruar jetë.

Vdekja e tij është konstatuar nga një mjek, ndërsa tek ai nuk janë vërejtur gjurmë dhune.

Është inspektuar vendi i ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi është dhënë për autopsi.