Grabiti bastore, arrestohet një 21-vjeçar nga Shkupi

Dje në ora 21.10 në rrugën “Metodija Andonov Çenoto” në Shkup është arrestuar N.J.(21) nga Shkupi.

Siç thonë nga MPB, ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “vjedhje” më 17.09.2021 në bastoren në rrugën “Finlanda” në Shkup.

“Më vonë, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku është gjetur armë dhe dy plumba dhe edhe 5 plumba nga firmë dhe kalibri i panjohur, për të cilat ekziston dyshimi se i ka përdorur për kryerjen e veprës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.