Gjendet një mjet i pashpërthyer në Shtime

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Belincë të Shtimes është gjetur një mjet i pashpërthyer.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se, në fushë kishte vërejtur një mjetë të dyshuar i pashpërthyer.

Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësitet për deminim i FSK-së dhe KFOR-it Amerikan kanë bërë shpërthimin e mjetit pa incidente”, thuhet në raport.