Drogë, vjedhje dhe armë gjahu, arrestohen 2 të rinjtë dibranë

Policia e Bulqizës ka vendosur në pranga 2 persona. Në pranga kanë rënë 19-vjeçari L. Xh., dhe 24-vjeçari M. N. 19-vjeçari është arrestuar pasi është kapur në flagrancë duke kultivuar drogë, si dhe në cilësinë e provës material janë sekuestruar një armë gjahu dhe 2 celularë.

Ndërsa në Dibër është bërë i mundur arrestimi i M. N., ky i fundit dyshohet se ka vjedhur një shumë parash.