Arrestohet një banor i Bllacës për posedim të armës pa leje

Shkup, 10 gusht – Nëpunësit policor nga Qendra Rajonale për çështje kufitare Veri – Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Sopot dje në orën 23:15 minuta në pikën e karburantit në fshatin Llojan, Komuna e Likovës e privoi nga liria B.N. (22) nga fshati Bllacë, Shkup.

Siç informon MPB-ja, gjatë kontrollit në automjetin “folksvagen golf” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, u gjet një pistoletë “M57” me kornizë me pesë plumba të kalibrit 7.62 mm, për të cilën nuk posedonte leje.

Ai u ndalua dhe iu dorëzua nëpunësve policore nga SPB Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza sipas nenit 396 të Kodit Penal.