15 vjeçarja nga jetimorja në Shkup niset për në Veles, atje dhunohet nga dy persona

Shkup, 22 shtator – Një pesëmbëdhjetë vjeçare ka denoncuar një rast dhunimi nga dy persona të rritur. Ngjarja ka ndodhur më 18 shtator në Veles.

Bëhet fjalë për një vajzë 15 vjeçare e cila nga vendqëndrimi i saj në Shkup, me tren është nisur për në Veles tek disa kushërinj, por atje dy persona së pari e kanë rrahur pastaj e kanë dhunuar të miturën, informon Zhurnal.

“Sipas denoncimit, më 18 shtator në periudhën prej orës 22:30 deri në ora 23:30 në vendin e quajtur “oborret” disa persona fizikisht e kanë sulmuar dhe e kanë dhunuar të miturën. Ajo ka qenë me qëndrim në një jetimore në Shkup, ndërsa dje në ora 18:10 në stacionin policor në Qendër është denoncuar se është larguar nga jetimorja”, njoftojnë nga MPB.

Analizat shtesë që janë bërë mbi të miturën do të vërtetojnë nëse me të vërtetë bëhet fjalë për dhunim apo vetëm sulm mbi të. Derisa priten rezultatet, të akuzuarit janë ftuar për bisedë në stacion policor dhe janë liruar.

Padi penale ende nuk ka për ngjarjen ndërsa mblidhen fakte pas denoncimit. MPB ka njoftuar edhe prokurorin publik. Ndërkohë e mitura është kthyer tanimë në jetimore.//Zhurnal.mk