Kroçera “MSC Musica” me mbi 3 mijë turistë “zbarkon” në Sarandë

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 16 gusht/MEDIAL/- Kroçera “MSC Mucia” po zbarkon pothuajse çdo javë në portin e Sarandës, duke sjellë mijëra turistë nga vende të ndryshme të botës.
Porti i Sarandës bën të ditur për MEDIAL-në se “në bordin e kroçerës që erdhi dje nga porti i Pireut, Greqi, ishin 3 111 turistë nga Taiwan, Kinë, Tajlanda, Ukraina, Austria, Belgjika, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Gjermania, Hungaria, Irani, Italia, Spanja, Zvicra, Ekuadori, Polonia, Rusia, Uruguaji, Zelanda e Re, etj”.
Turistët e huaj gjatë qëndrimit në Sarandë vizituan pikat turistike të qytetit, si Butrintin, Ksamilin, Syrin e kaltër, kalanë e Lëkurësit, Mesopotamin, si dhe qytetin e Gjirokastrës.
Sipas portit të Sarandës, pas vizitës në Sarandë kroçera u drejtua në portin e Dubrovnikut, në Kroaci.
Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë me kroçera dhe jahte turistike. Vetëm gjatë këtij viti në portin e qytetit bregdetar kanë rezervuar 42 kroçera.
Qyteti i Sarandës ka filluar që në muajin shkurt të këtij viti të presë turistët e parë, të cilët gjatë pikut të sezonit turistik ka një fluks të shtuar.
Saranda e njohur për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve vendas e të huaj. Përveç diellit e plazhit, Saranda veçohet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare./k.s/j.p/
.

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.