Krijohen dokumente strategjike të zhvillimit rajonal për dhjetë vitet e ardhshme

në kategorine Maqedoni

Shkup, 14 gusht 2019 (MEDIAL) – Ministria e Vetëqeverisjes Lokale  për momentin është në periudhën  e vlerësimit dhe krijimit të dokumenteve strategjike për zhvillim rajonal të shtetit për periudhën e ardhshme dhjetë vjeçare. Në atë drejtim  krijimi i indeksit të zhvillimit të komunave mund të jetë vetëm vlerë e shtuar  në atë proces të vëllimshëm. Këtë sot e deklaroi ministri i Vetëqeverisjes lokale Goran Milevski para fillimit të punëtorisë për krijimin e indeksit  të zhvillimit të komunave,  të organizuar në suaza të projektit “Ndërtimi i kapaciteteve  në komuna për implementimin e projekteve”.

Ai paralajmëroi se planifikojnë  me UNDP-në të bëjnë vegla përmes të cilave do të munden në mënyrë transparente  të shikohet se si punojnë komunat.

“Të bëjmë indekse të reja të cilat do të mund të jenë kahëzime dhe t’i rradhisim komunat sipas transparencës,  sipas mënyrës së shpenzimit të parave, investimeve të kapitalit, funksionimin në shpenzimin e parave, për të cilat projekte dhe në bazë  të asaj të bëjmë  rejting listë në të cilën qartë do të shihet se cila është komuna më transparente, komuna më e mirë”, tha Milevski. Shfaqi shpresë se ajo do t’i detyrojë komunat  për punë më të përgjegjshme.

I pyetur për shpenzimin e parave nga buxheti shtetëror ndaj buxheteve lokale, deklaroi se me mbështetjen e Zvicrës bëhet zgjidhje softuerike ku saktë do të kuptohet se cilat ministri ku i financojnë paratë e tyre. Përkatësisht të shikohet  nëse shteti financon  një për qind për zhvillim të barabartë ose më shumë.

“Ndodh sepse kemi ministri të ndryshme,  një komunë të marrë mjete  nga të gjitha programet,  ndërsa  ndonjë komunë të lihet anash sepse ne  mes vetes  nuk kemi koordinim. Për shembull ne ndajmë mjete  për zhvillim rural, por edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave përmes Agjencisë pagesore  ndan mjete për zhvillim rural. Edhe ato mospajtime duhet të tejkalohen dhe për atë  e përpunojmë ligjin e ri për zhvillim  rajonal të barabartë, me mbështetje të shtetit zviceran. Ndryshime bëjmë në  ligjin e përhershëm dhe e bëjmë strategjinë e re dhjetëvjeçare për zhvillim rajonal të barabartë”, tha Milevski.

Kjo strategji dhe ky ligj nuk dhanë rezultate në zbutjen e dallimeve në të kundërtën, siç tha,  madje disa dallime janë rritur mes komunave. Me aktivitetet si delegimi  i përgjegjësive  në nivel lokal, decentralizimi fiskal dhe riorganizimi i vetë komunës do të mundohen atë ta rregullojnë.

Milevski paralajmëroi se do të mundohet të ketë lista të hapura për zgjedhje të këshilltarëve,  të rritet cilësia e Këshillave dhe riorganizimi i brendshëm. “Çdo kryetar komune dëshiron t’i emërojë  njerëzit e tij. Ajo është e pamundur më shumë të qëndrojë dhe për atë mendojmë se kryetari i komunës për të punuar me sukses duhet të fillojë nga brenda me ekip të njerëzve të cilët do të kenë mandat aq sa do të zgjasë mandati i tij”, tha Milevski.

Ai informon se problem më i madh për komunat janë mjetet. Përkujtoi se këtë vit Qeveria 100 për qind i ka rritur mjetet për investime  në zhvillim rajonal dhe rural që shkojnë  nëpërmjet Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale. Konsideron se çdo komunë  nuk ka potencial kadrovik të përpunojë  projekte të mira  dhe të aplikojë. Sipas tij, ajo do të tejkalohet me përforcimin e kapacitetit të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, por edhe në rajone planore.

Përfaqësuesja e  përhershme e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në shtetin tonë Narine Sahakian deklaroi se ajo që mungon në komuna janë të dhënat e besueshme në bazë të të cilave do të sillen vendime për projektet e mëdha infrastrukturore. Mungojnë kapacitete në suaza të komunave sepse kanë komuna të vogla me numër të vogël të të punësuarve të cilët nuk kanë kapacitet të përgjigjen në sfidën. Problemin e tretë ajo e sheh në mospërfshirjen e qytetarëve në procesin e  vendosjes së projekteve infrastrukturore. Kohëve të fundit, siç tha, puna shkon në të mirë,  por duhet të bëhet ende shumë  për t’u arritur një shkallë e tillë e zhvillimit.

Projekti “Ndërtimi i kapaciteteve të komunave për implementim të projekteve” të cilin Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e zbaton së bashku me programin  për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), është financuar nga Agjencia zvicerane për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim (SIDA). .

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.