Krasniqi: Produktet vendëse me standarde evropiane, Serbia e ka humbur tregun e Kosovës

Me vendosjen e taksës, e më pastaj reciprocitetit, që Serbia e ka humbur tregun në Kosovë, ku vërehet rënie e importeve të mallrave nga ky shtet, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi deklaroi se është rritur
edhe vetëdijesimi i qytetarëve me vendosjen e flamujve nëpër markete.

“Është e vërtetë se në bazë të statistikave që ne i posedojmë. Efekti i
taksës ka qenë jashtëzakonisht i madh, duke pasur parasysh se në të kaluarën ne
kemi qenë thuajse mbi 60 për qind të produkteve ushqimore të importuara nga
Serbia”.

“Mirëpo pas vendosjes së taksë dhe vendosjes së flamujve nëpër
markete, sigurisht se ka ndikuar te vetëdijesimi i qytetarëve, kështu që ne
edhe pas heqjes së taksës ndaj Serbisë, nëse e krahasojmë periudhat sa ka qenë
pa u vendosur taksa, vërehet dukshëm se ka ulje të importit të produkteve nga
Serbia”, tha Krasniqi. 

Numri një në Ministri të Tregtisë, për Ekonomia Online, tha se shumë
operatorë ekonomik kanë importuar nga Serbia, gjatë kohës sa ishte teksa kanë
gjetur kanale tjera të furnizimit dhe në këtë formë.

Krasniqi thotw se produktet vendëse janw me standarde evropiane.

“Kjo ka ndikuar edhe në afirmimin e produktit të prodhuar në vendin tonë,
të cilat nuk kanë pasur ndoshta një plasman aq të kënaqshëm në Kosovë. Nga kjo
periudhë kapacitet e prodhuesve tonë vendor janë rritur dhe janë shtuar, kështu
që kanë arritur ta furnizojnë Kosovën dhe me këtë rast ne mund të them
plotësisht me seriozitet që produktet të cilat prodhohen në Kosovë, janë me
standarde evropiane me të cilat ne mburremi dhe ne si institucione sigurisht që
do të vazhdojmë t’i mbështesim përmes subvencioneve, përmes mbështetjes së
eksportit të tyre në vendet tjera përmes organizimit të panaireve të ndryshme”,
tha ai.

Krasniqi është zotuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojnë t’i mbështesin
prodhuesit vendws, por që thotë se fillimisht do të bëhet rimëkëmbja ekonomike,
e shkaktuar nga pandemia.

“Sigurisht që kemi thënë që fokusi ynë kryesor do të jetë mbështetja e
prodhuesve vendor, mbrojtja e konsumatorit dhe mbështetja e eksportit. Me këtë
rast Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në këtë kohë të pandemisë”.

“…fokus kryesor e ka rimëkëmbjen ekonomike dhe me këtë rast
planifikojmë që t’i mbështesim përmes subvencioneve dhe granteve dhe në këtë
rast të gjitha ato investime të cilat kanë qenë të orientuara për diçka tjetër,
ne i kemi orientuar në fokus të mbështetjes së bizneseve”, u shpreh Krasniqi.